Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për plaçkitjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka publikuar foton e njërit nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë. I dyshuari është Korab Gashi i cili gjendet ende në arrati, për të cilin policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë që ndodhi më 22 nëntor i cili ende është në arrati.

Personi i cili po kërkohet nga policia është Korab Zeqir Gashi, i lindur më 01.03.1982 në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se ndaj të dyshuarit në fjalë është lëshuar edhe urdhër arrest nga organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë. Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë. Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë me nr personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet e Portalit Dukagjini bëjnë të ditur se policia i ka këshilluar zyrtarët policorë të kenë kujdes nga i dyshuari.

Gjithashtu, si shkak i personit që është ende në kërkim, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë edhe për Prokuroren e rastit.

Për grabitjen e armatosur në Suharekë, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, ku njëri prej tyre është liruar.

Një nga të dyshuarit për grabitje u neutralizua gjatë operacionit policor për kapjen e tij. Ndërsa janë plagosur dy policë dhe është lënduar një. Po ashtu u bastis edhe një argjendari në Prishtinë në lidhje me këtë plaçkitje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika