Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në Shqipëri ka dërguar të martën (dje) kërkesën drejtuar Parlamentit të Shqipërisë për t’i dhënë autorizim për “arrest shtëpie/arrest me burg” për ish-kryeministrin Sali Berisha, njëherësh deputet i Partina Demokratike (PD)
Kërkesa e SPAK vjen pas refuzimit të Berishës për ta zbatuar masën e sigurisë që Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) mori në fund të tetorit, për “detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore dy herë çdo muaj“ dhe “ndalim dalje jashtë shtetit përmes bllokimit të pasaportës.”
Për këtë njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Ben Andoni, në “FIVE” të Dukagjinit ka thënë se Berisha mund të jetë pa imunitet parlamentar brenda një jave dhe kështu të arrestohet.
“Gjatë kësaj jave zoti Berisha po priqet t’i ndjekë të gjitha hapat e tij për të krijuar pak konfuzion pjesën tonë të parlamentit. Duket se dhe pjesa e ligjvënësve është pak konfuze, megjithëse ligji e përcakton qartë të gjithë procedurën ku gjet tani zoti Berisha, besoj që për një javë do të jetë pa imunitetin parlamentar”, ka thënë Andoni.
Andoni ka treguar se pse arrestimi nga SPAK-u mund të duket si “përndjekje” politike ndaj Berishës.
“Në mënyrën se si e ka marrë SPAKU është mirëfilli ligjore, por në mënyrë si e përcjell politika, ka marrë nota të jashtëzakonshme politike. Për shkak se zoti Berisha nuk e ka respektuar vendimin e parë për masën që është ndërmarrë nga ai. Dhe kjo i ka dhënë shumë konotacion politik të gjithë masës së drejtësisë dhe të jeni të konfuzuar në Prishtinë, por edhe në Tiranë është e konfuzuar për pjesën e zotit Berisha. Por, ai tani gjendet përballë drejtësisë. Dhe unë besoj drejtësia ka për të ecur sa i përket masës së sigurisë ndaj Berisha dhe që mendoi do të jetë e masës së arrestit shtëpiak”, ka treguar Andoni.
Më tuje, ai ka theksuar se problemi kryesor i opozitës shqiptare është se nuk mund të organizojë protesta të mëdha dhe se është e ndarë në katër pjesë.
“Një nga problemet më të mëdha që ka opozita është që nuk arrin dot të iniciojnë protesta të mëdha publike. E para sepse PD-ja në dukje është e ndarë në dysh, por në fakt është e ndarë në katër pjesë. Dhe publiku është i lodhur me luftën politike që po bëhet dhe sidomos me pasurim e frikshëm të politikanëve. Dhe në grupin Parlamentar e PD-së para disa orëve kanë qenë vetë njerëzit e PD-së që i kanë bishtnuar idesë së protestave, sepse meqë duket se kalkulojnë shumë se nuk do të kenë mbështetje të madhe nga publiku, që mundohen disa ta tregojnë”, ka theksuar Ben Andoni.