Frika nga peshkaqenët

A 15ft. Great White cruises through the ocean displaying it's power and grace that many people fear. Also called the White Pointer, this shark is the Apex predator of our ocean.

Peshkaqenët, veçanërisht peshkaqenët e bardhë, ngjallin më shumë frikë te njerëzit pas publikimit të filmit “Jaws” në vitin 1975.

Filmi e ndërtoi fabulën mbi një peshkaqen gjigant që terrorizon një komunitet bregdetar, dhe që është mjaftueshëm i frikshëm sa për të tmerruar të gjithë njerëzit.

Në shumë filma të tjerë peshkaqenët janë portretizuar si antagonistë.

Nga vjen frika jonë ndaj peshkaqenëve?

David Ropeik, konsulent për perceptimin e frikës dhe autor i “Sa i rrezikshëm është në të vërtetë?”, thotë se njerëzit nuk kanë pse të jenë të frikësuar nga peshkaqeni, por frika nuk përputhet gjithnjë me faktet.

Frika nga peshkaqeni njihet si “salecophobia”, dhe, thënë shkurt, peshqit grabitqarë janë të frikshëm, kanë dhëmbë të mprehtë, ndjejnë gjakun, dhe gjahun e copëtojnë brenda pak sekondash.

Ekzistojnë më shumë se 465 lloje peshkaqenësh, që fillojnë nga 17 centimetra e deri te 50 metra të gjatë. Shumë prej tyre hanë peshq, molusqe, plankton, gjitarë deti dhe peshkaqenë të tjerë. Me pak fjalë, ne, njerëzit, nuk jemi në meny.

Njerëzit ka më shumë të ngjarë të goditen për vdekje nga një lopë, sesa të ndërrojnë jetë në nofullat e një peshkaqeni. Por frika nuk përputhet domosdo me faktet, dhe frika nga peshkaqeni lidhet më shumë me gjendjen emocionale sesa me realitetin.

Frika ka të bëjë me mungesën e kontrollit të situatës. Njerëzit i tmerron ideja e përballjes me diçka që është më e fortë se ta. Sipas ekspertëve, frika lidhet më tepër me natyrën e përvojës (det, merr frymë me vështirësi, nuk noton dot shpejt, nuk kundërpërgjigjesh me lehtësi, e ke të vështirë të mbrosh veten) sesa me agjentin (peshkaqenin).

Nga lindi kjo frikë?
Frika nuk është domosdo diçka me të cilën njeriu lind, por është diçka që zhvillohet me kalimin e kohës. Foshnjat nuk kanë frikë nga gjarpërinjtë dhe lartësitë, por të rriturit po. Me kalimin e moshës, truri bëhet më i ndjeshëm ndaj stimujve të frikës.

Në lashtësi, njerëzit nuk e dinin se cilat kafshë ishin kërcënim për ta dhe ky është një fakt i rëndësishëm që i mbajti gjallë. Ata u mësuan me frikën, u përshtatën dhe mbrojtën veten. Ekspertët theksojnë se njerëzit janë më të prirë të kenë frikë nga gjërat biologjike, si kafshët për shembull, dhe kjo është një frikë e trashëguar qysh nga epokat e hershme.

Gjithçka që dini për peshkaqenët është e gabuar.

Në vitin 2017, pati vetëm 5 sulme vdekjeprurëse prej tyre. Njerëzit duhet të njohin pamjen reale të tyre dhe të mos kenë në kokë vetëm pamjet e frikshme, me të cilat janë përballur nëpër filma ose media.

Peshkaqenët nuk janë të egër

Ata me të vërtetë janë të portretizuar si “të egër”. Në fakt, fjala “e egër” u shkon për shtat sjelljeve njerëzore (por kjo është tjetër çështje). Peshkaqenët kanë një rol shumë të rëndësishëm në ekosistem, pasi duke ndjekur peshqit e sëmurë, të plagosur ose të dobët, shërbejnë për një mjedis më të shëndetshëm duke parandaluar hapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Peshkaqenët nuk hanë njerëz

Ky është ndoshta fakti më interesant. Peshkaqenët janë specie kurreshtare dhe duan të eksplorojnë mjedisin rrethues. Të rralla janë rastet kur peshkaqenët i konsiderojnë njerëzit si pre. Në 90% të rasteve, kur përballen me një njeri, ata nuk kanë asnjë interes.
Një fakt interesant: Sa më i madh të jetë peshkaqeni, aq më “i turpshëm” është. Është më e lehtë të tërheqësh pranë anijeve peshkaqenë të vegjël, pasi të mëdhenjtë kanë tendencën të fshihen nga njerëzit dhe anijet.

Peshkaqenët tërhiqen nga gjaku

…por jo nga gjaku juaj. Synimi i tyre nuk është të hanë njerëzit. Thjesht, një nga shqisat që përdoret për ushqim është ajo e të nuhaturit. Megjithatë, nëse është gjaku që ju shqetëson, mësoni që peshkaqenët përdorin edhe të dëgjuarin për t’u orientuar drejt ushqimit.

Nuk është mirë të notosh në agim ose muzg

Në atë periudhë, përgjithësisht, peshkaqenët ushqehen, dhe duke qenë se nisen nga nevojat e çastit bëni mirë t’i shmangni. Megjithatë kjo vlen më shumë për peshkaqenët e bardhë ose llojin tigër, pasi 95% e peshkaqenëve nuk janë fare të interesuar për njerëzit që notojnë.

Kupton që ke shumë më shumë guxim

Sado t’i mbushësh mendjen vetes se nuk është e rrezikshme, kur rrethohesh nga specie të tilla, zemra rreh fort. Në ato momente kupton sa forcë dhe guxim ka njeriu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika