Zjarrfikësit, sot, duke filluar nga ora 10:30, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se protesta vjen si shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe të shpëtimit.
“Kryesia e Sindikatës se zjarrfikësve te Kosovës, ka vendos qe ne shenj pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen ne përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, mos plotësimi i kërkesave te parashtruara me kohë, kërkesa te drejta dhe legjitime, të bazuara ne ligje dhe se fundi edhe vendimi qe zjarrfikësve te ju anulohet pagesa per rrezikshmëri ne punë, vendim i pa analizuar mirë dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikësa, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare ne prag te viteve 50, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njeherit si pasojë e problemeve te pa zgjidhura me dekada, kemi vendos që me dt. 14.12.2023 te riaktivizoj protestë, qe edhe një here qeveria e Kosovës te dëgjoj zërin e zjarrfikësve dhe te shqyrtojë urgjentisht gjendjen e krijuar, protesta do te organizohet para ndërtesës se Qeverisë së Kosovës ne ora 11:00 dhe do te vazhdojë deri sa zjarrfikësit e Kosovës te marrin përgjigje per kërkesat e parashtruara”, thuhet në njoftim.
Protesta do të jetë paqësore nga parkingu i pallatit të Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.