Senati amerikan miraton projektligjin për mbrojtjen

Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje një projektligj për mbrojtjen që autorizon një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh shpenzime ushtarake vjetore

Me një mbështetje të fortë nga të dy partitë, Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje një projektligj për mbrojtjen që autorizon një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh shpenzime ushtarake vjetore, duke anashkaluar ndarjet partiake mbi çështjet sociale për projektligjin e domosdoshëm.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, NDAA, përfshin gjithçka, që nga rritja e pagave për trupat, që këtë vit do të jetë 5.2% e deri tek blerjet e anijeve, të municioneve dhe të avionëve, si dhe politika të tilla si masat për të ndihmuar Ukrainën dhe kundërvënë politikave të Kinës në Indo-Paqësor. Buxheti i këtij viti për mbrojtjen shënon një rritje prej 3% nga viti i kaluar.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schummer, tha para votimit se projektligji do të sigurojë që ushtria amerikane në çdo kohë do të jetë në nivelet më të larta në të gjithë botën dhe se Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të palëkundura përpara Kinës dhe Rusisë.

Në Senatin prej 100 anëtarësh vetëm 13 vota ishin kundër projektligjit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta miratojë atë në fund të kësaj jave dhe më pas do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë atë në ligj./VOA

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika