5-vjetori i formimit të ushtrisë, Haradinaj: Kosova e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa e ka uruar Kosovën me rastin e pesëvjetorit të krijimit të ushtrisë, ka thënë se ky përvjetor e gjen Kosovën të gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Kosovën me rastin e pesëvjetorit të krijimit të ushtrisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky përvjetor e gjen Kosovën të gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit.

Sipas kreut të AAK-së, 14 dhjetori i 2018-s ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova krijoi ushtrinë e vet, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me ShBA-në dhe NATO-n.

Ai është shprehur mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosovë, urime 5-vjetorin e Ushtrisë!. Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria. Mirënjohës për jetë ShBA dhe Sekretarit Mattis!”, tha ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, një hap i tillë nuk arriti të realizohet për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë.

Andaj, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika