Investitori i Twitter padit Elon Musk

Një investitor në Twitter, po padit shefin e Tesla-s dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh

Elon Musk

Në këtë rast investitori William Heresniak, pretendon se Musk ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në shumë mënyra.

Investitori ka akuzuar Elon Musk për një “sjellje të gabuar”, pasi, “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar kaos në selinë e Twitter në San Francisko”.

Sa i përket çmimit të ofertës prej 54,20 milionë dollarësh nga Musk, aksionet e Twitter janë më të ulëta rreth 27% më shumë se ky çmim.

Padia e propozuar u depozitua këtë javë të fundit të muajit maj, në Gjykatën e Qarkut të ShBA për Distriktin Verior të Kalifornisë nga Heresniak.

Në këtë padi pretendohej se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar.

Sipas investitorit, postimet nga Musk në rrjetin social Twitter ishin “mashtruese”.

Në një postim të 13 majit në Twitter  nga Musk thuhet se aty “përbënte një përpjekje për të manipuluar tregun për aksionet e Twitter-it pasi ai dinte për llogaritë e rreme”.

Ai tha gjithashtu se Musk “dyfishoi” akuzat e tij katër ditë më vonë, duke deklaruar në Twitter se marrëveshja “nuk mund të shkojë përpara”.

Të premten, Frank Bottini, i cili është një nga avokatët që përfaqëson investitorët në Twitter,  tha për BBC-në se padia u ngrit pasi Musk “vazhdon të përçmojë kompaninë që dëshiron të blejë për 44 miliardë dollarë në një përpjekje për të rinegociuar çmimin e blerjes”.

“Ankesa që kemi paraqitur në San Francisko synon të mbajë Musk përgjegjës për sjelljen e tij të paligjshme”, tha Bottini.

Analistët kanë spekuluar se Musk mund të jetë duke kërkuar mënyra për të ulur ofertën e tij të blerjes ose për t’u larguar nga marrëveshja.

Duke folur në një konferencë teknologjike në fillim të muajit maj, ai tha se arritja e një marrëveshjeje me një çmim më të ulët “nuk ishte jashtë diskutimit”.

Një fond pensionesh në Florida sfidoi gjithashtu masën e Musk për të blerë Tëitter pasi pretendonte se një marrëveshje nuk mund të arrihej brenda muajve siç ishte planifikuar.

Fondi i Pensionit të Policisë Orlando tha se Musk ishte një “aksionar i interesuar” në Twitter, pasi ai kishte bërë marrëveshje me aksionerët kryesorë, përfshirë bashkëthemeluesin e tij Jack Dorsey, përpara se të ofronte për të blerë biznesin.

Duke cituar ligjin në shtetin amerikan të Delaware, ku është inkorporuar Twitter, ai tha se marrëveshja nuk duhet të lejohet të mbyllet para vitit 2025.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika