Greta Gerwig emërohet presidente e jurisë së festivalit të Cannes

Regjisorja e mirënjohur Greta Gerwig, filmi i fundit i të cilës ishte më i suksesshmi i vitit 2023, Barbie, ka marrë së fundmi nëntë nominime për Globin e Artë dhe u emërua presidente e jurisë së festivalit të filmit në Cannes

Regjisorja e mirënjohur Greta Gerwig, filmi i fundit i të cilës ishte më i suksesshmi i vitit 2023, Barbie, ka marrë së fundmi nëntë nominime për Globin e Artë dhe u emërua presidente e jurisë së festivalit të filmit në Cannes.

Ajo ka shkuar në festivalin e Kanës më bashkëshortin e Noah Baumbach, gjatë vitit 2017 kur filmi Noas “The Meyerowitz Stories”, kishte premierën, por ajo vet nuk e ka prezantuar asnjëherë asnjë film atje.

Kishte pasur zëra se do ta çonte “Barbien” në Cannes, por koha ishte e papërshtatshme.

Ky film u prodhua nga Warner Bros, u lansua më 19 korrik, menjëherë u shndërrua në një “klasik” dhe u bë filmi që pati fitimet më të mëdha në botë gjatë vitit.

“Kjo është një zgjedhje e qartë, pasi Greta Gerwig mishëron me kaq profesionalizëm ripërtëritjen e kinemasë botërore, për të cilën Cannes është çdo vit si pararendës. Përtej artit të shtatë, ajo është gjithashtu përfaqësuese e një epoke që po thyen barrierat dhe përzierjen e zhanreve, duke ngritur kështu vlerat e inteligjencës dhe humanizmit”, ka thënë presidentja e Kanës Iris Knobloch.

Përveç nominimeve për Globin e Artë, “Barbie” pritet të ketë nominime të shumta edhe në ngjarjen e akademisë së filmit “Oscars”.

Për këtë Clayton Davis ka thënë për “Variety” se ka gjasa që “Barbie” të fitoi çmimin “fotografia më e mirë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika