Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropën Jugqendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Abdixhiku i shprehu mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Kosovës. Po ashtu, Abdixhiku i kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë.
Abdixhiku i shprehu edhe pikëpamjet e LDK-së rreth dokumentit të draftstatutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës.
“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, ka thënë kryetari Abdixhiku.