Policia e Kosovës ka njoftuar se magjistralja Ferizaj – Prishtinë është liruar për qarkullim, e cila kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shiut dhe grumbullimit të ujit.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët, drejtuesit e automjeteve, që të kenë kujdes në komunikacion në këtë magjistrale dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.
“Ju njoftojmë se rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, e cila në disa vende kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rreth orës 04:00 të mëngjesit është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.
Lusim qytetarët/shoferët e automjeteve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.
Ndërsa, për ç’do rast lusim qytetarët të njoftoni policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.