Është gjetur pa shenja jete një grua në Podujevë.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Podujevë / 14.12.2023 – 18:09. Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.