Osmani i kundërpërgjigjet opozitës: As ata vetë nuk u besojnë gjërave që i kanë shkruar

"As ata vetë nuk besojnë në ato gjëra që i kanë shkruar, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar, por edhe kam arritur që t’i riparoj shumë prej dëmeve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës", ka thënë presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe të AAK-së, duke theksuar se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.

Ajo u është përgjigjur kritikave të opozitës duke thënë se as ata vetë nuk u besojnë atyre që kanë shkruar për fjalimin e saj.

“As ata vetë nuk besojnë në ato gjëra që i kanë shkruar, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar, por edhe kam arritur që t’i riparoj shumë prej dëmeve, të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës. Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë veten në këtë drejtim, por megjithatë, siç ju kam thënë, gjithnjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional. Kosova ka shumë sfida, të cilat duhet të tejkalohen, dhe Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbroj veten, sepse është puna ajo që flet”, ka thënë Osmani për RTV21.

Osmani tutje ka thënë edhe se Gjykata Kushtetuese vendos nëse draft-statuti i Asociacionit ka ndonjë shkelje.

“Jo, natyrisht që jo. Atë çështje duhet ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, nuk duhet të garantojmë ne, por duhet të vlerësohet në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur ajo.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojnë adresimin e përvjetshëm të presidentes Vjosa Osmani sot në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij ka vendosur për bojkot, për shkak se, sipas tyre, presidentja e vendit ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit.

Sipas tij, Osmani e ka luajtur rolin e zëdhënëses së Qeverisë.

“Në këtë mënyrë, duke vepruar si zëdhënëse e qeverisë dhe e shumicës parlamentare, tashmë mund të themi se roli i saj përfundimisht është i dëmshëm. Edhe këtë vit ajo do të mbahet mend vetëm për gjuhën e saj jounifikuese, polarizuese dhe përçarëse, por edhe si shërbëtore e përkushtuar e Albin Kurtit dhe pushtetit të saj”, thuhet në njoftim.

“Zonja Osmani, si presidente ka heshtur edhe atëherë kur do të duhej ta ngriste zërin fuqishëm përballë sfidave që ka kaluar vendi jonë gjatë këtij viti, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm”, tha ai.

Sipas Tahirit, presidentja Osmani është nënshtruar ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar vitin 2023 si një periudhë të vështirë, duke theksuar sulmin në Banjskë si momentin më kritik.

Ajo ka potencuar vendosmërinë e Kosovës për të mbrojtur kufijtë e saj dhe ka thirrur për unitet dhe bashkëpunim në përballje me sfidat e sigurisë, duke shtuar se rreziku nga Serbia ende nuk ka kaluar

Osmani: Rreziku nga Serbia s’ka kaluar, Kosova do t’i mbrojë kufijtë me çdo kusht

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika