Policia e Kosovës ka listuar një numër të ekstradimeve, të transfereve dhe të deportimeve përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë.
Sipas njoftimit të policisë, më 8 nëntor është ekstraduar shtetasi i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “vrasje”. Personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.
Më 10 nëntor, është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale “vrasje”. Personi është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.
Më 13 nëntor është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale “vjedhje” dhe është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.
Më 14 nëntor është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale “vjedhje e rëndë komerciale”. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri.
Më 15 nëntor është deportuar personi i kërkuar shtetas i Polonisë, për veprën penale “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “mospërfillje e urdhëresave të personave zyrtarë”. Personi është deportuar nga Republika e Kosovës për në Poloni.
Më 15 nëntor, po ashtu, është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë, për veprën penale “keqtrajtim seksual i fëmijëve”. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Turqi.
Më 21 nëntor është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe është ekstraduar nga R. e Kosovës ne Maqedoninë e Veriut.
Më 22 nëntor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “tentim vrasje”, i cili është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
Më 29 nëntor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “tentim vrasje”. Personi është ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.
Më 12 dhjetor është ekstraduar personi shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Gjermani.
Më 12 dhjetor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “grabitje”. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
Më 13 dhjetor është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona, për veprën penale “trafikim me narkotikë”. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.