Në Ukrainë, një deputet i këshillit të fshatit shpërtheu granata gjatë një seance të këshillit të fshatit Keretsk (rrethi Khust).
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30, bëri të ditur Anna Dan, zëdhënëse e zyrës kryesore të Policisë Kombëtare në rajon.
“Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe ka mbetur i plagosur vetë detonatori dhe 11 persona të tjerë”, ka komentuar Anna Dan.
🚨BREAKING: UKRAINE DEPUTY DETONATES GRENADE IN COUNCIL MEETING | 1 DEAD, 26 INJURED pic.twitter.com/2KYTAdxYEh
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) December 15, 2023
Sipas saj, në vendngjarje po punojnë të gjitha shërbimet e specializuara, grupi hetimor dhe operativ i policisë, ekspertët e lëndëve plasëse dhe ekspertët e mjekësisë ligjore.
Aktualisht forcat e rendit po hetojnë rrethanat e këtyre veprimeve të deputetit.
Më pas, Policia Kombëtare saktësoi se si pasojë e ngjarjes janë plagosur 26 persona, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.