Fundi i targave ilegale serbe në veri, nga e shtuna shoferët përballen me policinë

Pas disa shtyrjeve, ka ardhur fundi i afatit të dhënë nga qeveria për konvertimin e targave ilegale serbe në veturat që qarkullonin në veri të vendit. Nga e shtuna, shoferët e veturave që hasen duke qarkulluar me targa të tilla, do të kenë punë me policinë

Ishte ndër shkëndijat e një prej krizave më të rënda të veriut.

Por, çështja e targave ilegale të Serbisë, që për dekada kanë qarkulluar pa u penguar në komunat në veri të vendit, po merr fund në mënyrë të qetë e pa rezistencë.

Ndryshe nga muajt e kaluar, targa ilegale të leshuara nga shteti serb tash është zor te gjenden ne veri të Kosovës.

Ata që posedonin ato afatin e fundit të konvertimit e kishin ditën e premte deri në ora 16:00.

Por me sa duket shumica e kanë kryer obligimin.

Ministria e punëve te brendshme njoftoi edhe per numrin e atyre që ben këtë veprim.

Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqi prijnë për nga numri.

“Nga fillimi i procesit, më 1 nëntor deri më sot 3405 qytetarë kanë konvertuar targat e tyre nga ato ilegale në RKS, ku komunat Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviqi prijnë me numrin më të madh të regjistrimeve. Ndërsa, nga tërë procesi prej vitit të kaluar janë gjithësej 4210 konvertime të tabelave”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Tashmë pas perfundimit të ketij afati persona që akoma posedojnë targa ilegale do të pësojnë edhe me ndëshkime nga Policia e Kosovës.

“Ne rast qe hasim në ato vetura, ato ndalohen i merren targat, i shqiptohet gjobë 150 euro si veture qe eshte e paregjistruar e i konfikohet leja e qarkullimit”, thotë Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë në Veri.

Kosova e Serbia, arritën marrëveshje për çështjen e targave në nëntor të vitit të kaluar.

Por paraprakisht, në shënjë refuzimi për të zbatuar vendimin e qeverisë Kosovare  për riregjistrim të makinave, qeveria kishte suspenduar disa zyrtarë të lartë serbë të Policisë, çka më vonë qoi në largimin e tyre nga policia e nisi një valë dorëheqjesh të serbëve nga institucionet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika