Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, Hovenier

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend. Komunikata nga Zyra e Presidentes thekson se gjatë takimit, Presidentja Osmani ka biseduar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe ka përmendur format konkrete për të avancuar partneritetin dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim ishte prezente dhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Sipas komunikatës së Presidencës, në takim Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim, presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë nga Zyra e Presidentes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika