Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova 2, Blerim Muharremi, Blero është shprehur se ai nuk e shihte më veten si pjesë e kësaj shtëpie pasi ishte në luftë me mendimet në kokën e tij.
Sipas tij, ky format i kësaj shtëpie kërkon shumë fytyra duke thënë se “unë vetëm një e kam”.
“Jam shumë falënderues për formatin, nuk dua ta përsërish ishte deri aty, kisha mendime të tilla para një jave apo dhjetë dite. Isha në luftë me veten time, e kuptoj që formati Big Brother kërkon shumë fytyra por unë e kam vetëm një”, ka thënë Blero.
Blero është ai që në primen e së premtes ka zgjedhur që nga shtëpia e “Vëllait të Madh” të dalë në mënyrë vullnetare.
Blero ishte bërë pjesë e BBVK që nga nata e parë e nisjes së këtij spektakli.