Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është dhunuar.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.,
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.