LDK-ja shpreh shqetësimet për draftstatutin, Haziri: Ndarje e brendshme e Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë më e pakta që mund të ndodhë në bazë të këtij draft-statuti për Asociacionin është krijimi i një niveli të tretë të pushtetit dhe ndarja e brendshme e Kosovës

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga euro-amerikanët ka shumë probleme.

Ai thekson se shqetësimet kryesore janë referimi i rezolutës 1244 në preambulën e dokumentit si dhe komisioni i arbitrazhit.

Sipas tij, më e pakta që mund të ndodhë në bazë të këtij dokumenti është krijimi i një niveli të tretë të pushtetit dhe ndarja e brendshme e Kosovës.

Megjithatë, Haziri potencon se Gjykata Kushtetuese duhet të jep verdiktin e fundit për përputhshmërinë e këtij drafti me Kushtetutën.

“Natyrisht se kemi nxjerr shqetësimet tona, prej preambulës në dokument ku barazohen palët në referim. Rezoluta 1244 në Kosovë është një dokument i fjetur dhe vetëm për një arsye ekziston për shkak të prezencës së KFOR-it në Kosovë. Tash është rikthyer përkundër një marrëveshje ndërkombëtare për referim dhe emërim na bënë me kuptua se ky është shqetësimi i parë dhe ndoshta kryesori… Çështja tjetër që ne e shohim me shumë shqetësim është arbitrazhi. Arbitrazhi që do të shqyrton të gjitha kërkesat dhe do të merret me interpretim dhe anashkalon sistemin juridik, institucionin e gjyqësorit në Kosovë, të gjitha shkallët e saj dhe natyrisht titullarin që është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si ministri e linjës që përfshinë edhe qeverinë. Këto dy çështje janë ato dy që ne i kemi nxjerr si shqetësim, por ka edhe disa probleme të tjera… Më e vogla është niveli i tretë i pushtetit dhe më e vogla si pritje është ndarja e brendshme e Kosovës, sipas këtij dokumenti. Kjo është më së paku që mund të ndodh. Por në implementim, në detaje jo vetëm që fshehën shumë çështje dhe interpretuesi i kësaj marrëveshje është BE-ja. BE-ja do të jetë organ implementues dy vitet e para, në disa profesione edhe pesë vite, jo vetëm mbikëqyrës por edhe ndërtues dhe zbatues si dhe autoritet interpretues”, thotë Haziri.

Duke komentuar deklaratat e ndryshme të krerëve të shtetit për draftin e Asociacionit, Haziri thotë se të njëjtit qëllimisht po bëjnë deklarime të ndryshme publikisht për të krijuar huti, mirëpo në thelb janë në një pozicion politik.

“Treshja apo trojka në Prishtinë që përfshinë kryeministrin, kryekuvendarin dhe presidenten kanë qëndrime të dallueshme në publik, por në thelb të saj unë besoj se janë një pozicion politik. Nuk ka nevojë Kosova me vazhdua me u lodh politikisht me deklarata të tilla duke krijuar besim dhe duke dhënë shpresa të rrejshme. Ose ka pranim të marrëveshjes ose nuk ka. Pranim të marrëveshjes ka, kryeministri i Kosovës e ka pranuar draftstatutin dhe ka qëndrim për atë çështje. Arsyetime dhe detaje nuk ka dhënë, por të themi se ky është pozicion. Të tjerët që dalin me deklarata është kakofoni dhe jo më shumë”, thekson ai.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit po ndodh në teren. Ai përmend çështjen e targave të automjeteve dhe energjisë si fazë fillestare, teksa thotë se tani janë pritjet tek Qeveria sa i përket Asociacionit.

“Sekuencimi i marrëveshjes Kurti-Vuçiq po ndodh në implementim. Targat e automjeteve janë duke ndodhur me leje të Beogradit, praktikisht është duke u zbatuar marrëveshja që nënkupton edhe dokumentet dhe ju e dini një qëndrim të BE-së kohëve të fundit, lidhur me pasaportat e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë që e kanë një shenjë identifikuese si qytetarë të Kosovës do të pranohen në procesin e liberalizimit të vizave të barasvlershme me pasaportën e Kosovës, pa asnjë lloj procesi apo vlerësimi për atë dokument. Ajo çka është më e rëndësishme është se ndodhi marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektrosever lidhur me zbatimin e marrëveshjes së energjisë. Praktikisht një lloj implementimi ka filluar dhe arsyetime më nuk kemi…Tani krejt pritjet janë që Qeveria duhet të bën hapin para. A ka komente apo jo qeveria e ka lënë në mjegull pasi ju e dini herën e fundit u tha nga zotëri Bislimi se nuk është folur për draft-statutin apo komentet, por për sekuencim”, deklaron Haziri.

Ai shton se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për të diskutuar në lidhje me draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika