Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së: Të jemi më afër qytetarit

"..Ne nuk e kemi zgjedhur dhe as nuk do të zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorizime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarin. Nuk e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta, prandaj të arriturat e qeverisë, vendimet qe merren, duhen prezantuar te qytetarët nga strukturat e Lëvizjes”, ka deklaruar Kurti

Në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik dhe njëherësh kryeministri aktual, Albin Kurti ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë aktivistët e partisë që drejton.

“Viti 2024 për të gjitha qendrat tona duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për zgjedhjet në vitin 2025, me theks të veçantë për nivelin lokal”, ka theksuar ai.

Tutje kryetari i LVV-së ka thënë se ai i cili synon të jetë në krye të komunës nuk mund të jetë kandidat pa e njohur problematikën komplete të komunës ku kandidon.

“Duhet të jemi afër me qytetarin përmes komunikimit dinamik. Shumë nga lajmet e vendimet që merr qeveria jonë nuk paraqiten fare ose në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërrmuese në spektrin mediatik të vendit tonë. Ne nuk e kemi zgjedhur dhe as nuk do të zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorizime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarin. Nuk e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta, prandaj të arriturat e qeverisë, vendimet qe merren, duhen prezantuar te qytetarët nga strukturat e Lëvizjes”, ka thënë Kurti, raporton Rtk.

Ai ka kërkuar identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët që të përgatiten programe zgjedhore që përmbushin kërkesat e tyre.

Ai ka lavdëruar punën e kryetarëve komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ftuar aktivistët e mbarë qendrave të Lëvizjes nëpër Kosovë që t’i kenë model kryetarët në Podujevë, Gjilan e në qendra të tjera ku kjo parti udhëheq.

I pari i VV-së, njëherësh kryeministër i vendit, ka folur edhe për arritjet në Kosovë nën udhëheqjen e partisë së tij. Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë krenarë për sukseset e qeverisë. “Kemi përmbushur një premtim të kamotshëm të partisë sonë -themelimin e Fondit Sovran. Ky fond do t’i forcojë ndërmarrjet publike dhe do të shtojë kapitalin investiv në ekonominë tonë”,  ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për buxhetin e vitit 2024.

“Buxheti ka kapur vlerën prej 3 miliardë e 314 milionë euro, që është buxheti më i madh që ka pasur Kosova ndonjëherë. Nga fillimi i mandatit në vitin 2021 buxheti është rritur 35%”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka përmendur fushat e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë e sundimit të ligjit, arsimit, energjisë e bujqësisë, duke thënë se qeveria nën drejtimin e tij ka arritur suksese te mëdha në të gjitha këto fusha.

Sipas Kurtit, sukseset e qeverisë së tij janë të dukshme.

“Sukseset e Qeverisë janë më të dukshme e më të pranishme. Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit gjatë fjalës së tij kritikoi mediat, pasi sipas tij, shumë nga vendimet që i merr qeveria të cilën e udhëheq ai “nuk paraqiten fare apo në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërmuese të spektrit mediatik në vendin tonë”.

“Ne nuk kemi zgjedhur e as nuk do t’i zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarë, s’e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta. Prandaj, të arriturat e qeverisë, vendimet që merren, duhet të paraqiten e shpjeguar për qytetarët nga strukturat e Lëvizjes. Vetëm kësisoj informacioni është objektiv, i drejt dhe i padevijuar”, ka theksuar ai.

Ndryshe, të mërkurën, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2024.

Nga 64 deputetë që morën pjesë në votim, 63 ishin për, një abstenoi dhe asnjë kundër.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte i vetmi që abstenoi.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro.

Pas miratimit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ky buxhet është 35% më i lartë sesa buxheti që e kanë gjetur në vitin e parë qeverisës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika