Ministri gjerman: Evropa duhet të riarmatoset teksa rriten kërcënimet

Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për ta përballuar luftën në Ukrainë, por duke i kërcënuar kështu edhe shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë, është cituar të ketë thënë Pistorius, përgjatë një interviste për gazetën Welt am Sonntag

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

Evropa duhet të garantojë se mund të mbrojë më mirë veten, pasi deri në fund të dekadës mund të mund të përballet me kërcënime të reja, dhe për shkakun se Shtetet e Bashkuara, janë duke e fokusuar vëmendjen te Indo-Paqësori, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për ta përballuar luftën në Ukrainë, por duke i kërcënuar kështu edhe shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë, është cituar të ketë thënë Pistorius, përgjatë një interviste për gazetën Welt am Sonntag.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara me kohë do ta zvogëlojnë përkushtimin ushtarak në Evropë, pasi kanë më shumë interesim për Indo-Paqësorin.

“Ne evropianët duhet të angazhohemi më shumë, për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Pistorius, ndonëse e ka pranuar se rajonit do t’i duhet kohë për të rritur prodhimin e armëve.

“Do të na duhen 5-8 vjet për të arritur cakun, sa u përket forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë”, ka thënë ai, shkruan Rel.

Evropa e ka të qartë që do të duhet të kompensojë ndihmën amerikane për Ukrainën, nëse Uashingtoni nuk arrin pajtueshmëri për fondet e reja, ka shtuar ministri gjerman.

Sipas tij, pushteti i ri në Poloni, më miqësor me Evropën, do të mundësojë që vendet e Trekëndëshit të Vajmarit, Berlini, Parisi dhe Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Pistorius ka thënë se nuk parasheh që ushtria gjermane t’i përsërisë misionet sikurse ato që i ka pasur në Afganistan apo Mali.

Misioni gjerman në Afganistan, ka qenë i pari për këtë shtet prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika