Festivali i Filmit “Hyjnesha në Fron”, edicioni i 16- të, nisi me një fjalim nga aktori Muhamed Arifi, udhëheqës i këtij eventi.
Arifi u shpreh i lumtur edhe për pjesëmarrjen e tij si juri, duke ndarë entuziazmin e tij për fushën e kinematografisë para një publiku të mbushur me dashamirës të filmit.
Hapjen Zyrtare të Festivalit e bëri Koordinatori dhe Drejtori Artistik i Festivalit “Hyjnesha në Fron”, Enis Brahimi, duke u shprehur krenar për vazhdimin e traditës së festivalit që nga viti 2002.
Në ditën e parë u shfaq filmi “Nji prej nesh”, nga regjisori Ergys Meta.
Meta para të pranishmëve, nder të tjera, shprehu se ky film trajton tema që prek shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe se pjesëmarrja në festivalin “Hyjnesha në Fron” lidhet edhe më shumë me pjesën artistike mes dy vendeve.
Festivali “Hyjnesha në Fron” mbahet nga data 15 deri më 17 dhjetor, ku gjatë këtyre ditëve shfaqen shumë filma nga e gjithë bota, si dhe organizohen aktivitete të shumta artistike.
Në ditën e dytë shfaqen 6 filma të metrazhit të shkurtë dhe 2 filma të metrazhit të gjatë.
Kujtojmë që në ora 16:00 mbahet Konferencë në nder të jetës dhe veprës se aktorit Xhevat Qorraj.
Ndarja e çmimeve bëhet në ditën përmbyllëse (të dielën) në ora 21:00.