Sulmi bërthamor i Koresë së Veriut ndaj ShBA-së “i jep fund regjimit të Kimit”

Uashingtoni ka paraqitur një paralajmërim të fortë ndaj Koreas së Veriut, duke njoftuar se çdo sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara do të sjellë fundin e regjimit të Kim Jong-un. Në një deklaratë të përbashkët të Grupit Konsultues për Çështje Bërthamore SHBA-Kore e Jugut, është përsëritur se një sulm i Phenianit ndaj Koresë së Jugut do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe vendimtare nga Shtetet e Bashkuara

Ilustrim

Uashingtoni ka paralajmëruar të shtunën Korenë e Veriut që çdo sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara do të rezultonte me “fund të regjimit të Kimit”.

Në një deklaratë të përbashkët të Grupit Konsultues për Çështje Bërthamore SHBA-Kore e Jugut, është rikonfirmuar se çfarëdo sulmi i Phenianit ndaj Koresë së Jugut do të rezultojë me përgjigje të shpejtë dhe vendimtare.

“Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan përkushtimin e palëkundshëm për të ofruar mbrojtje shtesë për Republikën e Koresë, përfshirë kapacitetet e plota të SHBA-së”, është thënë në një deklaratë të publikuar prej Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë paralajmërim të ngjashëm në prill, duke thënë se cilido sulm i Koresës së Veriut do të nënkuptojë fundin e Qeverisë së Phenianit.

Deklaratë të njëjtë ka bërë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke thënë se regjimi i Kimit do të marrë fund edhe nëse sulmohen aleatët e SHBA-së.

Koreja Veriore e ka shpallur veten fuqi bërthamore një vit më parë, dhe ka thënë vazhdimisht se nuk do të heqë dorë kurrë prej programit bërthamor, të cilin regjimi e sheh si thelbësor për ekzistencë.

Muajin e kaluar, Pheniani e ka nisur me sukses një satelit ushtarak spiunimi në orbitë, shkruan REL.

Qysh atëherë, verikoreanët pretendojnë se kanë siguruar pamje prej satelitëve, të bazave të mëdha ushtarake amerikane dhe jugkoreane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika