Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan.
Një person është vrarë me një armë të ftohtë (thikë) në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Dukagjini nga burimet e veta mëson se viktima dhe dorasi kanë qenë shokë që nga fëmijëria.
Viktima raportohet të jetë me inicialet A.B., i cili është vrarë nga personi me inicialet D.T.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.
“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.