Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në dalje të Komunës së Prizrenit në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas informatave të deritanishme në aksident janë përfshirë dy automjete.
Dyshohet se në momentin e aksidentit, veturat kanë qenë duke bërë gara ilegale.
Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve të tjerë nga aksidenti.
Redaksia e Portalit Dukagjini ka tentuar të kontaktoj policinë, por deri më tani nuk janë përgjigjur lidhur me këtë rast.
Më poshtë gjeni videon nga përplasja e automjeteve.