Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin e policisë thuhet se gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë.
“Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion.
“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi.
Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.
(Video)Aksident i rëndë në Prizren, raportohet për tre të vdekur dhe tre të lënduar