Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës pasi i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Në raportin e policisë ky rast është cilësuar si “vrasje”.
Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.