Ambasadori finlandez shprehet optimist për heqjen e masave ndaj Kosovës

Ambasadori finlandez Nissinen pret zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit derisa thotë se është momentumi për normalizim dhe zgjerim

Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen

Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Evropian, thotë ambasadori finlandez në Kosovë, Matti Nissinen teksa shprehet optimist se së shpejti do të ketë lëvizje për heqjen e masave.

BE-ja kishte vendosur gjatë verës masa kufizuese ndaj Kosovës, duke e akuzuar se nuk ka përmbushur kërkesat për shtensionim të situatës në veri.

Sa i përket sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, Nissinen ka thënë se BE-ja pret që autorët të dalin para drejtësisë.

“Bashkimi Evropian pret që ata autorë që ishin pas sulmit të dalin para drejtësisë. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm për të theksuar qartë konkluzionet e Këshillit. Dhe, po ashtu kur është fjala për këtë faktin tjetër, i cili tashmë është vendosur më herët se cilat janë masat e kthyeshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, në konkluzionet e Këshillit thuhej se në bazë të raportit të Përfaqësuesit të lartë, Këshilli do të kthehet në çështje. Dhe në të njëjtën kohë, këshilli mirëpriti se ka pasur progres në përmbushjen e atyre kërkesave që ka pasur Bashkimi Evropian për Kosovën. Pra, shpresojmë se së shpejti do të jemi në një situatë më pozitive për këtë”, tha Nissinen për “KosovaPress”.

Ambasadori finlandez Nissinen pret zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit derisa thotë se është momentumi për normalizim dhe zgjerim.

“Mendoj se është momenti për të arritur rezultate për shumë çështje të ndryshme, qoftë për zgjerimin apo dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe shpresoj vetëm se palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne e kemi parë këtë lloj mënyre të menaxhimit të krizave për një kohë të gjatë dhe shpresoj se procesi do të shkojë më shumë për të parë një pamje më të gjerë dhe për të parë të gjitha mundësitë që janë tani në dispozicion dhe mendoj se të gjithë duhet të fokusohen në zbatimin në këtë pikë”, tha Nissinen.

Nissinen ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës e Finlandës, ndërsa ka shtuar se këto marrëdhënie do të përmirësohen edhe më tepër.

Ai ka shtuar se Finlanda do ta mbështesë Kosovën në aspiratat euroatlantike./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika