Sinani fton qytetarët e Luginë së Preshevës të votojnë, pret rezultate të mira

Ardita Sinani - këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pret rezultate të mira nga zgjedhjet që po mbahen këtë të diel në Serbi

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarët e Luginës që të dalin e votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi që po mbahen këtë të diel.

Sinani – këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pret rezultate të mira.

“Është ditë e veçantë, ftoj të gjithë qytetarët e Luginës që masovikisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, për të deleguar njerëzit e duhur, cilësor, të cilët mbrojnë interesat e qytetarëve të Luginës. Njerëz të rreshtuar drejt për t’i mbrojtur qytetarët e Luginës. Ftoj të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, ka thënë Sinani.

Sinani nuk i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Preshevës, Shqiprim arifi, i cili pas votimit ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën ndarje të shqiptarëve në Luginë.

“Janë të pavërteta ato. Por, sot është festë, s’kemi të drejtë të merremi me komente të tilla, nuk na lejon etika. Ftojmë qytetarët masivisht të votojnë për deputetë cilësorë e të rreshtuar drejtë për t’i mbrojtur interesat kombëtare dhe qytetarët e Luginës pa dallim. Përqindja deri pak më përpara ishte më e ulët. Por, në Preshevë është praktikë që deri në ora 1 përqindja të jetë e ulët, e më pas të ketë numër më të madh të votuesve. Presim rezultate konkrete e shumë të mira”, ka thënë Sinani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika