Në disa nga pikat kufitare me Serbi në orët e mbrëmjes raportohet për kolona në hyrje-dalje deri në 600 metra.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, pas orës 17:00 Jarinja është pika më e ngarkuar kufitare me kolonën 500 metra të gjatë, teksa pritjet në hyrje janë 160-180 minuta, ndërsa në dalje 60-70 minuta, pasi serbët e Kosovës po kthehen në Kosovë, pasi votuan në zgjedhjet e sotme në Serbi.
Dheu i Bardhë është pika e dytë më e ngarkuar kufitare me pritje në hyrje deri në 70 minuta, ndërsa në dalje duhet pritur 60 minuta.
Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 500 metra, ndërsa në dalje 600 metra e gjatë, pasi shqiptarët po marrin pjesë në votimet në Preshevë dhe Bujanoc.