Gjykata Themelore në Mitrovicë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore që i pandehuri A.R, polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, të dënohet me një muaj paraburgim.
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH ka bërë të ditur se zyrtari policor është dënuar me një muaj paraburgim, si shkak i keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe bashkëpunimit në kryerjen e një vepre penale. Po i njëjti, kishte dëmtuar kamerat e sigurisë që monitoronin objektin biznesor në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit, pronari i së cilës është po ashtu, i dyshuar.
Në raport, thuhet se pas kontrollës së objektit, janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë dhe një laborator për prodhimin e substancave narkotike.
Arrestohet zyrtari policor për keqpërdorim të detyrës zyrtare