Shaip Kamberi: Jemi shumë afër sigurimit të një mandati

Shaip Kamberi, udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), shprehet se ata janë shumë afër sigurimit të një mandati të ri për përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë. Ai pohon se rezultati nuk varet vetëm nga votat që marrin, por edhe nga dalja përgjithshme dhe mundësia që disa liste të partive qendrore të mos arrijnë 3% të votave, kuota e nevojshme për një mandat sipas ligjit

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, pak orë para se të dihet numri i votave, ka deklaruar se janë afër sigurimit të një mandati tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

“Jemi shumë afër sigurimit të një mandati, kjo nuk përcaktohet vetëm nga votat që marrim, por nga dalja e përgjithshme, nga fakti se a do të digjet ndonjë listë e partive qendrore të cilat s’arrijnë të marrin 3% të votave të domosdoshme, sa është kuota ajo që ligji e përcakton si pragu natyror për një mandat”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bujanoci, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për votuesit nga Kosova, duke i quajtur si ndihmues të betejës.

“Keni parë një mori qytetarësh nga Kosova që kanë ardhur dha kanë votuar, janë njerëz që kanë dashur të na ndihmojnë në betejën tonë politike në një shtet diskriminues”, ka thënë ai.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës.

Në orën 20:00 edhe zyrtarisht janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

Ndryshe, gjithsej 18 parti dhe koalicione janë vënë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve.

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët, duke garuar me dy lista të ndara “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Pragu për të hyrë në parlamentin serb prej 250 ulësesh është tre për qind.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika