Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë pasi që është alivanosur në autobus është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi kujdestar në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti thotë se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, saktësisht në një autobus ku një person është alivanosur, vdekja të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur”, ka potencuar Ahmeti.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.