Prizren, vozitësi del nga vetura dhe e ther këmbësorin pas një fjalosjeje

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në Prizren, ku pas një fjalosjeje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe ka goditur me thikë një këmbësor

Pas një fjalosjeje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari akoma nuk është kapur.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima A.M. 27-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke u marrë me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika