Arrestohet personi i cili theri këmbësorin në Prizren

Në Prizren, është arrestuar personi i cili ka dalë nga vetura dhe ka goditur me thikë një këmbësor. Ky incident ka ndodhur si rezultat i një fjalosjeje në komunikacion

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar personi, i cili ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor në Prizren.

Deri tek incidenti në mes të palëve thuhet se erdhi si pasojë e një fjalosjeje në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, më herët është raportuar se i dyshuari akoma nuk është kapur akoma dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën”.

“Viktima A.M. 27-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke u marrë me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika