Si ndodhi grabitja në këmbimoren në Prishtinë? Flasin nga kompania

Valton Isufi nga “Excoinsme”, ka rrëfyer se si ka ndodhur grabtija në këmbimoren në Prishtinë

Një këmbimore e kriptovalutave në lagjen “Tophane” të Prishtinës është bërë objekt i një grabitjeje këtë të hënë. Valton Isufi nga “Excoinsme”, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Isufi ka thënë se grabitja është kryer nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.

“Sot në mëngjes ka ndodhur një grabitje në njërën nga degët tona në Tophane, një grabitje me të armatosur. Kanë qenë 2 persona me helmeta, të maskuar, të armatosur me armë të gjata, pasi kanë hyrë në lokal, i kanë nxjerrë armët e gjata nga pallto edhe i kanë kërcënuar punëtorët dhe i kanë detyruar t’i bëjnë lëvizjet që ata kanë dashur. Direkt i kanë futur punëtorët në banjo i kanë mbyllur dhe kanë vazhduar. Cka kanë gjetur i kanë marrë”, ka thënë ai.

Sipas tij, deri më tani nuk ka ende ndonjë informacion se sa ka qenë vlera e dëmit të shkaktuar.

“Deri më tash nuk kemi ndonjë informacion të saktë rreth dëmit apo vlerës së dëmit të shkaktuar, afërsisht është diku një shumë jo e vogël. Punëtorët janë pak të traumatizuar, por në përgjithësi janë në gjendje të mirë. Gjithçka është në duart e policisë, e kemi lënë në duart e tyre që të merren me rastin tutje”, shtoi ai.

“Kamera të sigurisë ka përreth, por identifikim përmes kamerës nuk mundesh t’i shohësh, sepse janë të maskuar, megjithatë kjo është një punë e policisë”, përfundoi Isufi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika