Albert Paley, një nga metalpunuesit më të dalluar në botë

Është një skulptor metalik modernist amerikan. Duke filluar si argjendar, Albert Paley është bërë një nga metalpunuesit më të dalluar dhe më me ndikim në botë.

Brenda çdo vepre të tij, ai thotë se tre elementë themelorë qëndrojnë të vërtetë: mjedisi natyror, mjedisi i ndërtuar dhe prania njerëzore.

“Shumica e njerëzve mendojnë për metalin si të fortë dhe të ngurtë e të palëkundur por, kur e ngrohni dhe e formoni ndodh e kundërta, është shumë plastike, dhe me të mund të krijoni çfarëdo forme që dëshironi”.

”Puna ime ka kaluar nëpër aspekte të ndryshme transformimi, dhe portat “Renwich” ishin disa prej tyre. Kishte një konkurs për projektimin e portave, dhe kjo ishte pjesë e restaurimit të galerisë Renwick. Në atë kohë isha duke dhënë mësim në Rochester Istititutin e Teknologjisë, dhe punoja si agjendar, konkretisht merresha me bizhuteri, për madhësinë e bizhuterive, për ambientin e bizhuterive”, ka thënë Paley.

Ilustrim

Artisti Albert Paley diskuton rrjedhshmërinë e skulpturës me metal, punën e tij të hershme si argjendari dhe sesi dizajnimi i ikonës “Portal Gates” të Galerisë Renwick ndryshoi trajektoren e karrierës së tij.

“Puna ime në portat ‘Renwich’ u bë një përcaktor themelor i asaj që ndodhi më vonë në karrierën time. Edhe pse isha i përkushtuar shumë tek bizhuteritë, muzetë nuk shfaqnin bizhuteritë, dhe njerëzit nuk shkruanin për to. Për këtë arsyje portat ‘Renwich’ më lejuan të angazhohem në arenën publike, pra të kem një lidhje me arkitekturën e cila u bë kthesë në karrierën time. Kjo ishte periudha kur unë e  lash argjentarinë anash, dhe u fokusova në këtë punë”, është shprehur ai.

Alberti ka projektuar dhe ndërtuar më shumë se 40 porta gjatë pesë dekadave të fundit.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika