Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare, sipas kalendarit në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në rend të ditës sot ka miratimin e Projektrezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe të rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në rend të ditës sot ka miratimin e raportit për përzgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës;
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2022, ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e KPMM-së.
Ndërkaq, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bën sot shqyrtimin e Raportit mjedisor për vitin 2022, shqyrtimin e Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor.