Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë të hënën e 18 dhjetorit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, teksa viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri nga viktimat është ndaluar për tretman mjekësor, ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi.
Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ndodhet në arrati.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në raport.