Fillon pagesa e pensioneve të majit në Maqedoni

Dhënia e pensioneve do të realizohet në katër grupe sipas shumës së pensionit, për pensione deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet të hënën me 30 maj. Për pensionet prej 11 e 1 mijë-14 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 31 maj, të martën. Për pensionet prej 14 e 1 mijë-18 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 1 qershor, të mërkurën dhe për pensionet prej mbi 18 e 1 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 2 qershor, të enjtën.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Shqipëri (MPPS) ka njoftuar se të hënën e 30 majit do të fillojë pagesa e pensioneve të majit, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Shqipëri nformojnë se pensione më të lartë për 1 mijë denarë do të marrin më shumë se 330 mijë pensionistë me pagesën e pensionit të majit përmes ndihmës financiare të kontraktuar të drejtpërdrejtë për tre muaj.

Dhënia e pensioneve do të realizohet në katër grupe sipas shumës së pensionit, për pensione deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet të hënën me 30 maj.

Për pensionet prej 11 e 1 mijë-14 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 31 maj, të martën. Për pensionet prej 14 e 1 mijë-18 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 1 qershor, të mërkurën dhe për pensionet prej mbi 18 e 1 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 2 qershor, të enjtën.

Pensionistët që përdorin kartë pagese, paratë do t’i kenë në dispozicion nga e hëna. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuat se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka apeluar që pensionistët t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa e ndarë në kategori bëhet me qëllim të zvogëlimit turmave para dhe në banka me qëllim të mbrojtjes së shëndetit personal dhe publik.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika