Zogaj me kritika ndaj Qeverisë: Nuk shpenzon dhe mburret me kursim

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se duhet të investohet në mënyrë që ekonomia e vendit të zhvillohet. Kështu ai ka krikuar qeverinë aktuale duke thënë se e njëjta nuk shpenzon dhe mburret me kursim

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se vitet e fundit ishin të vështira për vendin.

“U lidhën disa ngjarje të mëdha botërore me rend. E para pandemia COVID-19 që i ka dhënë goditje të mëdha ekonomisë botërore, e cila pastaj reflekton edhe te ne. Krejt çfarë ndodh në botë, shpejt e marrim në vendin tonë. Pas pandemisë erdhi lufta në Ukrainë, e cila rezultoi me rritje të çmimeve gati në të gjithë botën, ky reflektim erdhi edhe te ne. Viti 2022 ka qenë vit i vështirë sa i përket inflacionit, çmimet e larta, ndërsa të hyrat tona kanë mbetur njëjtë”, ka thënë Zogaj.

Zogaj ka thënë se kur kjo ndodh, atëherë do të thotë se ne blejmë dhe konsumojmë më pak, e që kjo ndikon në përkeqësim të mirëqenies.

Ndërsa, për kursimin e parave në bankë nga perspektiva e një ekonomisti, Zogaj është shprehur se kjo varet në çfarë aspekti e shikojmë.

“Kursimi është luks, nëse një shoqëri arrin të kursej, atëherë ka arritur t’i kryejë disa obligime tjera bazike. Sa më e pasur shoqëria, aq më shumë kursejnë, këtu (në Kosovë) edhe kursimet i kemi të ulëta…Nuk ka të keqe nga kursimi, por problemi është nëse ne mund të kursejmë pak më shumë dhe normalisht pastaj ka situata ku kursimi pastaj kthehet në investim. Kursimi ishte dashur që gjithmonë të kthehet në investim”, ka thënë tutje nënkryetari i Prishtinës.

“E keqja është kur Qeveria kursen, qeveritë nuk duhet të kursejnë, duhet t’i shpenzojnë paratë e tyre në tërësi dhe duhet të hyjnë edhe në borgje. Qeveria kursen për fat të keq, nuk shpenzon dhe mburret me kursim. Me qindra miliona dhe pastaj barten me vite dhe kështu mbesin të pashfrytëzuara”, është shprehur ai.

Mes të tjerash, Zogaj ka shtuar se duhet të investohet sa më shumë në mënyrë që ekonomia e vendit të zhvillohet.

Sipas tij, kjo vlen edhe për qeverisjet komunale, duke shtuar se as komuna e Prishtinës nuk qëndron mirë me shpenzime.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika