Kryeziu për Asociacionin: Kurti është dashur të bëjë një draftstatut, të dalë në ofensivë diplomatike

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti duhet të kishte bërë një draftstatut të Asociacionit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ritheksuar se kryeministri Albin Kurti është dashur të bëjë një draftstatut Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu, sipas tij, Kurti do të ishte në “në ofensivë diplomatike” dhe “pastaj shtizat shkojnë te Vuçiqi”.

Sipas Kryeziut, partitë politike nuk duhet të jenë të lumtura me draftstatutin – evropian – e Asociacionit.

“Unë kam thënë që duhet ta bëjë një draft kryeministri dhe të dalë në ofensivë diplomatike. Pastaj, shtizat shkojnë të Vuçiq. S’kemi pasur çare pa e bërë, në kuptim popullore po e them. S’kemi pasur çare pa ardhur deri këtu. Pasi kur bashkësia ndërkombëtare merr vendime ato janë të zbatueshme, munden me u vonu, por janë të zbatueshme. Tash kjo duhet me u zbatu dhe partitë politike duhet të japin mendim e tyre. Dhe shpresoj dhe besoj që partitë politike nuk janë të lumtura me draftstatut, as ne si shqiptarë nuk jemi. Por është diçka e domosdoshme, është një diskriminim pozitiv.

S’kemi qenë të lumtur as me disa veprime të mëhershme, por këto janë konturat që shteti i jonë të shkojë përpara dhe të hyjë në mekanizmat e tjerë. Ne e dimë që shteti i jonë sot është bukur shumë i i izoluar, në kuptim që nuk jemi të  integruar në INTERPOL, nuk jemi OSBE… Asociacioni duhet me kontrollu, kontrollin politik, admisnitravi, politike e kështu më radhë”, ka thënë Kryeziu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika