Boksieri shqiptar, Altin Zogaj, ka fituar çmimin “Pllaka e artë”.
Këtë çmim atij ia ka ndarë kryetari i komunës së Waiblingen-it, qytet në rrethinën e Stuttgartit, Sebastian Wolf.
Ky është vlerësimi më i lartë që mund t’i dhurohet një sportisti nga komuna e Waiblingenit.
Përmes një postimi në Instagram, Zogaj e ka falënderuar kryetarin, Sebastian Wolf, për kujdesin e tij dhe respektin ndaj banorëve të komunës.
Boksieri me prejardhje nga Drenica këtë vit u shpall kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë te Federata IBO.
Ai triumfoi ndaj italianit, Riccardo Valentino, të cilin e mposhti pas dhjetë raundeve.