Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Kolorado

Gjykata ka marrë vendim që Trump nuk është kandidat i përshtatshëm, sepse është përfshirë në kryengritje, gjatë trazirave që kanë ndodhur në Kongresin amerikan, tre vjet më parë

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së.

Gjykata Supreme e Kolorados ka marrë vendim që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nuk mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke e cituar një klauzolë kushtetuese për kryengritje.

Gjykata ka marrë vendim që Trump nuk është kandidat i përshtatshëm, sepse është përfshirë në kryengritje, gjatë trazirave që kanë ndodhur në Kongresin amerikan tre vjet më parë.

Fushata e Trumpit e ka cilësuar vendimin si antidemokratik dhe është zotuar se do ta apelojë atë.

Kjo është hera e parë që interpretohet një pikë e Amadamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, për të diskualifikuar një kandidat për president, shkruan Rel.

Tentime të ngjashme për të pamundësuar garën e Trumpit në Nju Jork, Minesota dhe Miçigan, kanë dështuar.

Vendimi i së martës – i cili është vënë në mbajtje deri në vendimin e apelit, muajin tjetër – nuk vlen për shtetet e tjera, përveç Kolorados.

Ky vendim vlen vetëm për votimet fillestare të 5 marsit, kur republikanët të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për president, ndonëse vendimi mund të ketë ndikim në zgjedhjet e përgjithshme të SHBA-së, që mbahen në nëntorin e vitit të ardhshëm.

Gjyqtarët kanë thënë se vendime të tilla nuk i marrin lehtë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për shkallën dhe peshën e pyetjeve që kemi përpara vetes”.

Ky vendim përmbys një vendim tjetër të një gjyqtari në Kolorado, i cili ka vendosur se ndalesa që përmendet në Amendamentin e 14-të, nuk vlen për presidentët, sepse ata nuk përmenden aty në mënyrë specifike.

I njëjti gjyqtar pati gjetur se Trump ka marrë pjesë në kryengritjen ndaj Kongresit.

Mbështetësit e tij kanë kryer trazira më 6 janar të vitit 2021 në këtë ndërtesë, derisa ligjvënësit kanë qenë duke e certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden.

Përfaqësuesit e fushatës së Bidenit nuk e kanë komentuar vendimin e Kolorados.

Aktualisht, Trump po përballet me katër raste penale nëpër gjyqe, përfshirë një rast federal, dhe një padi tjetër në shtetin e Xhorxhias, lidhur me dyshimet se ka bërë përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika