Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është pronare e kompleksit “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.
Në një konferencë për media, ministri Sveçla ka treguar arsyen e marrjes në menaxhim, dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojnë ndërkohë.
Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, shtoi ai.
“Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj që është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim, dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë”.