Këtë të enjte do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Komuna e Prishtinës.
Në takim do të ketë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Pos tij, do të flasë edhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Sergiy Maslichenko, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan EO.
Takimi pritet të mbahet në ora 13:00.