Të premten në orët e para të mëngjesit, në veri të Mitrovicës, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se një person ka vrarë babin dhe vëllain e tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq për KP-në , ka thënë se policia është duke e hetuar rastin dhe se ngjarja tragjike ka ndodhur në rrethana të pasqaruara.
Radoviq, është shprehur se i dyshuari me inicialet M.B i ka goditur disa herë me thikë viktimiat duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
“Më datë 27.05. në orët e mëngjesit, përkatësisht në ora 05:55 ka ndodhur një incident tragjik në banesën e personit me inicialet B.M. në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicën Veriore, dhe Akoma nën rrethana të pasqaruara, ka ardhur tek rasti i vrasjes së rëndë, ku i dyshuari me inicialet M.B. I lindur më 1993, ka goditur disa herë me thikë dhe ka privuar nga jeta anëtarët e ngushtë të familjes së tij”, ka thënë ai.
“Hetimet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të prokurorisë në veri të Mitrovicës, derisa ekipet e hetuesisë të regjionit Mitrovicë Veri kanë marrë të gjitha masat me qëllim të zbardhjes së motivit të kësaj ngjarje”, ka vijuar ai.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.