Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën e 20 dhjetorit në rrugën “Agim Bajrami” në Kaçanik.
Dy ankuesit kanë informuar se nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.
“Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.