Policia e Kosovës as nuk e ka pohuar e as mohuar lidhur me raportimin e sekuestrimit të sirenave të alarmit në Mitrovicën e Veriut.
“As nuk e mohojmë, as nuk e pohojmë një gjë të tillë”, ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ugljanin: Sekuestrohen alarmet e sigurisë në veri
Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, Nedzad Ugljanin, e ka pohuar sekuestrimin e alarmeve të sigurisë në veri.
“Në bazë të informatave dhe bisedimeve me banorë të pjesës veriore, po janë sekuestruar alarmet”, kështu ka deklaruar Ugljanin.
Ndryshe, sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje.