Kamberi: Nevojiten 610 vota që të zgjidhem deputet

Shaip Kamberi, i ftuar në emisionin "Five"

Kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, është shqiptari i vetëm që mund të zgjidhet deputet në parlamentin e Serbisë.

Nga 1100 votues që sipas tij kanë të drejtë vote, 610 nevojiten që ai ta marrë detyrën e deputetit edhe për një mandat tjetër.

I ftuar në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit, ai ka thënë se Serbia vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme që të ndikojë në rezultat.

“Ky proces është përballë me presione të vazhdueshme që nga tre prilli, presionet janë shtuar sepse partitë serbe, komisionerët nuk i kanë nga serbët lokalë por nga qytete të tjera. Kjo ëhtë një tentativë e presionit të vazhdueshëm, sepse kemi pasur edhe qarkullime të automjeteve të zyrtarëve shtetëror deri në Tërnoc janë shëtitur, ky është një presion që ju bëhet elektoratit shqiptar”, ka thënë ai.

Shaip Kamberi, i ftuar në emisionin “Five”

Kamberi ka theksuar se në listën e votuesve ka shumë persona të pasivizuar qëllimshëm nga shteti i Serbisë.

Nga ajo që neve na nevojitet prej 610 votave janë dy të tretat pak përmbi 40%, kanë dalur. Në këtë listë kemi persona të pasivizuar, dhe kemi nga ata në diasporë disa nga ta kanë ardhur por një numër i madh nuk kanë ardhur”, është shprehur Kamberi.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, më 2 maj, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ishte deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe politikës të cilën e zbaton ky i fundit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika